in

I ftohti polar përfshin mbarë Shqipërinë

Tropojë. Banorët e zonave të thella kërkojnë ndihmë

Reshjet e vazhdueshme të dëborës dhe erërat e forta që përfshinë  rajonin verilindor  orët e fundit  kanë sjellë izolimin e plotë të 12 fshatrave   të komunës së  Lekbibajt  në rrethin e Tropojës. “Situata është rënduar  aq sa  edhe akset rrugore këmbësore që lidhin  fshatrat me njëri tjetrin janë  shkatërruar e dalë jashtë përdorimit”, thotë kryetari i komunës, Gëzim  Meshaj.

Ndërkohë, trashësia e dëborës në këtë rajon të largët  ka arritur nga 1,60  deri në 2,20 metër. Trashësia e madhe e dëborës dhe mungesa e energjisë elektrike  kanë  sjellë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes për banorët e  fshatrave të kësaj komune.  “Situata është duke u përkeqësuar edhe për faktin  se banorëve të  fshatrave Bris, Salcë etj u janë mbaruar rezervat ushqimore,  gjë që ka rënduar ndjeshëm situatën”, thotë  Meshaj.  Sipas tij, në kushtet  kur situata sa vjen e rëndohet është e domosdoshme  ndihma e mjeteve  të ushtrisë për  hapjen e aksit rrugor që lidh komunën me qytetin e Bajram Currit  dhe sjelljen e ndihmave ushqimore për banorët e izoluar.

Një muaj më parë,  si rrjedhojë e  erërave  shumë të  forta  në fshatrat e kësaj komune u dëmtuan çatitë e 15 banesave, ndërsa  4 shtëpi  të tjera  u bënë të pabanueshme nga dëmtimet e pësuara.

Leggende metropolitane o segnali criptati?

Kosovë, temperaturat arrijnë deri në -22 gradë celsius