in

I ftohti polar përfshin mbarë Shqipërinë

Ndërsa i ftohti i acartë ka përfshirë prej ditësh Shqipërinë e bora ka bllokuar zona të thella, sot qeveria vendos më në fund të ngrejë një komitet ndërqeveritar për përballimin e situatës. Berisha: “Vërtet në disa zona bora nuk arrin më shumë se 1 metër, por në disa fshatra dhe lagje arrin në 2 dhe më shumë metra”

Qeveria ngre një komitet emergjence

Tiranë, 7 shkurt 2012 – Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot në mbledhjen e qeverisë, krijimin e Komitetit ndërqeveritar për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dëborës. “Ky Komitet duhet të ndjekë 24 orë në 24 situatën e krijuar në zonat e izoluara nga dëbora. Të gjitha potencialet duhet të vihen në funksion të emergjencës shëndetësore dhe në furnizimet e mundshme për zonat e bllokuara nga dëbora”, tha Berisha. Komiteti do të kryesohet nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dhe do të përbëhet përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Punëve Publike, Arsimit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

“Vërtet në disa zona bora nuk arrin më shumë se 1 metër, por në disa fshatra dhe lagje arrin në 2 dhe më shumë metra. Të gjitha potencialet duhet të vihen në dispozicion të tyre, në radhë të parë ato mjekësore”, theksoi Kryeministri.

Komiteti  i Emergjencës pritet të zhvillojë sot mbledhjen e tij të parë, ndërsa Berisha dha porositë për të hartuar masa dhe plane veprimi për banorët e të gjitha zonave.

E si mjek që është Berisha ka këshilluar: “Një vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet epidemisë së gripit. Numri i rasteve është në rritje dhe ka raste në forma mjaft serioze. Njoftimet e këtyre ditëve flitet për 2 e ca mijë. Një pjesë tjetër mjekohen vetë. Edhe ky problem duhet të ndiqet me vëmendje të madhe nga Ministria e Shëndetësisë”.

Ja situata në zona të ndryshme të vendit sipas ATSh-së:

Leggende metropolitane o segnali criptati?

Kosovë, temperaturat arrijnë deri në -22 gradë celsius