in

I ftohti polar përfshin mbarë Shqipërinë

Librazhd. Bora mban akoma të bllokuar disa fshatra malorë

Rajoni i Elbasanit është karakterizuar sot (e martë) me erëra të forta, ndërsa mësohet se kanë pushuar reshjet e dëborës në zonat malore të qarkut.

Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Mustafa Arapi shprehet se, “edhe pse dëbora ka pushuar, ende nuk janë hapur disa fshatra dhe komuna malore të qarkut të Elbasanit”.

Sipas tij vazhdon të jenë të bllokuar dy fshatra të komunës Labinot Mal në Elbasan, konkretisht akset rrugore Qafë Shmil – Qafë Rrenas. Në këtë zonë aktualisht mjetet nuk mund të qarkullojnë, pasi dëbora ka arritur në një trashësi prej 100 centimetrash.

Mësohet se vazhdojnë të jenë të bllokuar edhe fshatrat Dorëz të komunës Hotolisht si edhe fshatrat Fushë Studën, Lunik dhe Stëblevë të komunës me të njëjtin emër”.

Në rast se nuk do të ketë reshje dëbore gjatë ditës së sotme, atëherë edhe në këto zona malore do të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve gjatë orëve të vona të mbrëmjes”, thekson  Arapi.

Leggende metropolitane o segnali criptati?

Kosovë, temperaturat arrijnë deri në -22 gradë celsius