in

INPS lajmëron datat për kontributet e bashkëpunëtorëve familjarë

Modernizim në sistemin pagimit të kontributeve Inps për bashkëpunëtorët familjarë. Prej disa kohësh punëdhënësit kanë mundësi të paguajnë on-line kontributet shoqërore për bashkëpunëtorët e tyre familjarë, në faqet internet të institutit të sigurimeve shoqërore, INPS.

Madje këtej e tutje, mundësia që të paguajnë me vonesë apo “të harrojnë” fare pagesën e kontributeve do të jetë edhe më pak e vogël. Me kërkesë të punëdhënësit, 10 ditë përpara skadimit të pagesës, Instituti i dërgon një sms me datën e pagesës dhe shumën e nevojshme.

Ky sistem funksionon pasi punëdhënësi është regjistruar në sitin e Inps-it dhe ka pra kodin e vet (pin) të hyrjes. I njëjti mesazh, nëse punëdhënësi e kërkon, mund t’i dërgohet edhe në adresën e postës së tij elektronike.

Ja lajmërimi i INPS-it: Notifica via SMS delle scadenze di pagamento dei contributi per i lavoratori domestici

Një paketë e re sigurie diskutohet në parlament

Lejeqëndrimet: ecuria e praktikës edhe në iPhone