in

Instat: Shqiptarët punojnë 4 orë e flenë 9 orë në ditë

Aristofani: “Kush është njeri i lirë nuk mund të rrijë e të flejë”

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta na bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Statistikave (Instat) paraqitën një studim me titull “Përdorimi i kohës në Shqipëri”. Për herë të parë është realizuar një studim i këtij lloji në nivel mbarëkombëtar.

Sipas raportit mes orës 8 e 10 të paradites, 60% e burrave merrem me punë të paguara, ndërsa 70% e grave janë të angazhuara me punë të papaguara, pra punë shtëpiake, kujdesi për fëmijët, pazari etj. Ndërsa në mbrëmje, pas orës 23, të paktën 40% e burrave flenë, ndërsa 60% e grave janë akoma duke u marrë më punët e shtëpisë. Në familjet që përbënin kampionin kombëtar, 95% e grave dhe vetëm 39% e burrave i kushtojnë kohë angazhimeve të shtëpisë. Edhe në punë gratë mbeten të diskriminuara: për të njëjtën punë pagat e grave, në krahasim me ato të burrave, janë mesatarisht 35% më të ulëta.

Nga të dhënat del se shqiptarët harxhojnë mesatarisht vetëm 4 orë në ditë për të punuar, ndërkohë që flenë mesatarisht 9 orë. Nuk dihet nëse kjo është simptomë e dembelizmit apo rrjedhojë e nivelit të papunësisë në vend. Gjithsesi duhet thënë që rezultatet nuk ndryshojnë shumë nga ato të Italisë, Sllovenisë apo Norvegjisë (siç mund të shihni në tabelën këtu) me të cilat bën krahasimet studimi për grup-moshën 15-64 vjeç.

Të dhënat janë mbledhur gjatë 12 muajve, nga marsi i vitit të kaluar në 2.250 familje shqiptare. Specialistët e Instat-it shpjeguan se “Instrumenti kryesor për mbledhjen e informacionit mbi përdorimin e kohës ishte ditari. Dy ditarë u plotësuan nga të gjithë individët 10 vjeç e lart në familje, një ditar për një ditë jave të zakonshme (një nga ditët nga e hëna deri të premten) dhe ditari i dytë për një nga ditët e fundjavës (të shtunë ose të diel)”. Rezultatet duket se janë një burim i vyer informacionesh dhe dëshmojnë sërish hendekun e madh që ekziston në Shqipëri mes gjinive.

Shkarko: Koha e shpenzuar në aktivitetet kryesore sipas gjinisë dhe moshës në ditë pune të javës, në ditë pune dhe në të gjitha ditët e javës

 

Kledi Kadiu: “Karriera nuk është gjithçka në jetë”

Shtohen fatkeqësitë në punë mes të huajve, pakësohen vdekjet e bardha