Presidentit të Republikës, Z. Bamir Topi
Kryetares së Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli
Kryeministrit, Z. Sali Berisha
Ne, të nënshkruarit, mbështesim dhe nxisim regjistrimin e ri të popullsisë, si faktor me rëndësi për një qeverisje më të mirë dhe mbarëvajtje shoqërore. Njëherazi shfaqim shqetësimin tonë lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që prek të drejtat themelore të njeriut, interesat tona kombëtare dhe bie ndesh me kushtetutën. Shprehja e përkatësive etnike dhe fetare, mbështetur edhe në Kartën e Kopenhagenit, janë çështje të individit. Neni 20 i Kushtetutës së Shqipërisë u jep të drejtën pakicave kombëtare të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Kuptohet qartë se e drejta e pakicave për të shprehur përkatësitë e tyre nuk është detyrim për ta. Aq më pak mund të jetë detyrim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Konsiderojmë veçanërisht të rrezikshme në momentet e tanishme, kërkesën për vetëdeklarimin e kombësisë. Elemente të tillë regjistrimi nuk ekzistojnë në asnjë nga 27 vendet anëtare të komunitetit evropian ku aspirojmë të anëtarësohemi. Nuk shohim asnjë dobi nga regjistrimi etnik dhe fetar. Ne jemi një vend pa konflikte etnike e fetare. Pakicat minoritare gëzojnë të drejta të plota të parashikuara nga standardet më të larta evropiane. Shqipëria nuk është një shtet i lindur sërishmi, raportet e saj me minoritetet janë aq të vjetra sa edhe vetë historia e shtetit shqiptar që i ka njohur minoritetet e saj qysh prej vitit 1921 para Lidhjes së Kombeve. Ne dallohemi për harmoninë e shkëlqyer ndërmjet besimeve fetare. Shqipëria është një shtet laik. Regjistrimi mbi baza etnike e fetare do të nxiste një gare negative ndërmjet këtyre kategorive. Kurse vetëdeklarimi i popullsisë, në kushtet e sotme, është haptas kundër identitetit tonë. Ligjit “për gjendjen civile” i bërë në këtë frymë, duhet shfuqizuar sa më parë.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve, shoqatave, fondacioneve pa dallim, shqiptarëve jashtë atdheut, të bashkohen me anë të deklarimeve në mas media në përkrahje të këtij peticioni. Ne shprehim gatishmërinë për pjesëmarrje në çdo debat publik, mbi këtë çështje me rëndësi të veçantë, me synimin për të arritur një proces regjistrimi sa më të mirë e transparent.
Lista e nënshkruesve të peticionit
1. Alfred Moisiu
2. Rexhep Meidani
3. Kristo Frashëri
4. Dritëro Agolli
5. Sabri Godo
6. Gudar Beqiraj
7. Besnik Mustafai
8. Kreshnik Spahiu
9. Teodor Laço
10. Luan Omari
11. Arben Puto
12. Pëllumb Xhufi
13. Besnik Aliaj
14. Marenglen Spiro
15. Astrit Veliu
16. Marenglen Gjonaj
17. Apollon Baçe
18. Zhani Ciko
19. Edit Mihali
20. Tinka Kurti
21. Margarita Xhepa
22. Mirush Kabashi
23. Sali Shijaku
24. Ali Oseku
25. Naxhi Bakalli
26. Vilson Kilica
27. Ylli Popa
28. Mentor Petrela
29. Bashkim Resuli
30. Fedhon Meksi
31. Isuf Kalo
32. Sabit Brokaj
33. Pandeli Çina
34. Anesti KOndili
35. Spiro Qirko
36. Nestro Thereska
37. Hysen Heta
38. Sulejman Kodra
39. Pal Xhumari
40. Kozara Kati
41. Elsa Ballauri
42. Maks Haxhia
43. Pirro Misha
44. Remzi Lami
45. Albert Rakipi
46. Bashkim Kyåyku
47. Milva Ekonomi
48. Valentina Duka
49. Fatmira Rama
50. Mihal Tase
51. Jovan Basho
52. Ilir Bibolli