in

Itali. Cdo dhjetë punonjës, një është në të zezë

Më shumë se 2,5 milionë vende pune në të “zezë”. Rekordi regjistrohet në bashkëpunëtorët shtëpiakë dhe kujdestaret, ku kapërcehet kuota prej 50%. Të dhënat e Istat.

Romë, 23 shtator 2011 – Në vitin 2010 në Itali më shumë se 2.5 milionë punëtorë ishin të punësuar “në të zezë”. Shifra përbëhet nga 2.102.200 punonjës të varur dhe 446.400 të vetë-punësuar të parregullt. Meqenëse në Itali gjatë vitit 2010 personat e punësuar, të rregullt dhe të parregullt, ishin 24.643.000 vetë, punësimi i parregullt përbën 10,3%.

Kjo del nga tabelat e nxjerra nga Istat mbi masën e punësimit jo të rregullt në nivel  kombëtar, dhe lidhur me periudhat kohore 1995-2010. Punësimit, i rregullt dhe i  parregullt, gjatë vitit 2010 ka pësuar një rënie prej 196.000 njësish krahasuar me 2009. Rënia prek pothuajse tërësisht punësimin e rregullt (191.000 të punësuar më pak), ndërsa punësimi i parregullt mbetet i pandryshuar.

Sektori ku treguesi i punës në “të zezë”  është bujqësia, ku puna pa dokument të rregullta përfaqëson 37,4% dhe 372.000 punonjësit e parregullt (gjithsesi në rënie në krahasim me se dy dekada më parë kur punonjësit e parregullt përfaqësonin 48.5%). Por sektori ku numërohen më shumë punëtorë pa dokumente është ai i shërbimeve ku numri i tyre arrin në 1.792.000 (10.6% e numrit të përgjithshëm të punonjësve të sektorit), me një rënie të vogël në krahasim më vitin 2009, kur ishin 1.822.900.

Në sektorin industrial punësimi i parregullt  është e kufizuar në 5,7% (384.000 persona). Nëse merret në shqyrtim industrinë në kuptimin e ngushtë, duke përjashtuar ndërtuesit,  përqindja bie në 4,4%, por ky tregues është më i larti i 9 viteve të fundit.

në sektorin e shërbimeve mbetet i lartë rreziku i punës së parregullt në tregti (444 500 punonjës të parregullt, baras me 7.4% të forcës së punës), aktivitetet e ndërmjetësimit për shitblerjen e pasurive të patundshme dhe shërbime të tjera (mbi një milion punëtorë pa dokumente në vitin 2010), por mbi të gjitha në punët shtëpiake. Për këto nuk ka të dhëna të përditësuara deri në vitin 2010, por gjatë viteve të shkuara përqindja e punës së padeklaruar e ka kapërcyer gjithmonë 50% të totalit.

Ne nentor nis hipotekimi i apartamenteve ne Tirane

De Micheli (PD): “Të zgjidhen problemet në konvertimin e patentave shqiptare”