in

Kapen në pesë ditë, shtatë të arratisurit nga burgu i Drenovës

Kishin “fituar lirinë” më 23 nëntor, por katër u arrestuan në Shqipëri thuajse menjëherë, të tjerët në Greqi, njëri mbrëmë e dy të fundit sot në mëngjes. Entuziastë Rama e Tahiri: “Një kapitull i ri për Policinë e Shtetit”

Tiranë 28 nëntor 2013 – Kapen në pesë ditë të arratisurit nga burgu i Drenovës në rrethin e Korçës.

Sot ka marrë fund arratia edhe e dy personnave të fundit.  Sipas policisë së Korçës, e cila është në kontakte të vazhdueshme me autoritet policore greke, sot është bërë i mundur   arrestimi i dy  të burgosurve,  që ishin në arrati,  Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj. Lulo dhe Hazhiraj u kapën në zonën  e Kosturit në Greqi, disa kilometra larg kufirit me Shqiperinë. Një ditë më parë, në këtë zonë u bë arrestimi i të arratisurit Gëzim Toma. Toma u arrestua në fshatin grek pranë kufirit me Shqipërinë, Elaptora. Ai ishte së bashku me dy të arratisurit e tjerë, të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë policisë helene por vetëm për pak orë.

Tomës në momentin e ndalimit i është sekuestruar një armë automatik, ndërsa dy të tjerët duket se nuk kanë qenë të armatosur.

I pari i kapur nga policia shqiptare ka qenë Artur Gora, i cili u arrestuar nga policia vetëm 3 orë pas arratisjes nga burgu i Drenovës. Është pikasur nga një patrullë policie ndërsa shkonte drejt fshatit Pojan, ku jeton familja e tij. Gjatë rrugës, një patrullë policie ka bërë edhe ndalimin e tij.

Ndërsa 17 orë pas arratisjes është bërë arrestimi i tre të dënuarve përjetë: Admir Tafilit, Fran Marashit dhe Gëzim Gurit. Edhe pse të armatosur, ata nuk kanë bërë rezistencë, por u dorëzuar forcave speciale që kishin rrethuar magazinën e vjetër, pranë stacionit të trenit në Përrenjas ku ishin fshehur. Një sinjalizim i ardhur nga banorët e zonës dhe përgjimet e kryera kanë çuar Policinë e Elbasanit dhe Librazhdit në vendin ky dyshohej se fshiheshin të arratisurit me armë nga Burgu i Drenovës.

Shtatë personat e arrratisur nga burgu i Drenovës, rreth orës 19:30 të 23 nëntorit, u kushtuan shtrenjtë punonjësve të burgut. Të nesërmen e ngjarjes  21 prej tyre janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Entuziastë Rama e Tahiri: “Një kapitull i ri për Policinë e Shtetit”

Pas arrestimit të të gjithë të arratisurve kanë reaguar menjëherë kryeministri i vendit dhe ministri i brendshëm.

Kryeministri Edi Rama përgëzoi të enjten Policinë e Shtetit, e cila arriti të kthejë në qeli 7 të arratisurit e burgut të Drenovës. 
Me një mesazh në rrjetin social facebook, Rama falënderon çdo punonjës të policisë të përfshirë në këtë operacion special e posaçërisht forcat e RENEA-s.

“U krye! – shkruan kryeministri – Përgëzime Saimir Tahirit e Policisë së Shtetit që në më pak se 7 ditë rikthyen prapa hekurave të 7 kriminelët e arratisur nga burgu”. Rama shprehet se “bashkërendimi ditë-natë me policinë greke për 3 të arratisurit e fundit ka qenë i shkëlqyer.  Është veç fillimi i mbarë drejt fitores mbi krimin”.

Gjithnjë në facebook, shpreh entuziazmin e tij edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas kapjes së 3 të arratisurve të fundit të burgut të Drenovës. “Përfundoi arratisja për të gjithë! – shkruan – Ka filluar kapitulli i ri për Policinë e Shtetit. Ditë e shkëlqyer për drejtësinë, shtetin ligjore, për rendin dhe sigurinë. Faleminderit Policia e Shtetit, faleminderit çuna. I shtoni krenari kësaj dite e nder Policisë së Shtetit!”.

Arratisjet e shqiptarëve nga burgjet italiane:
Kapet në Belgjikë Taulant Toma, i arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Arrestohet Frrokaj, një nga dy shqiptarët e arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Pavia. Arratiset në mëngjes e kapet në drekë. Zgjat pak “liria” e 23 vjeçarit
Parma. Sërish dy shqiptarë që arratisen nga burgu
Kapet në Vlorë Myrtaj, i arratisuri nga burgu i Vogheras një vit më parë
Gjykata e Vlorës jep ‘burg pa afat’ për Altin Hoxhën, të arratisurin nga burgu i Romës

Fatmir Gashi, i arratisuri i fundit nga burgjet italiane
Është Altin Hoxha i arratisuri nga burgu i Romës, pjesëtar i një bande vilashTre shqiptarë arratisen nga burgu i Voghera-s
Ekstradohet në Itali Ndoi. Ishte arratisur nga burgu i Vogheras

Arkiv ‘Bota Shqiptare’:
Burgu s’është për burrat, prill 2005
Zogu dhe kafazi, prill 2005
Shqiptarët, mjeshtër të arratisjes, shtator 2003
Burgu u rri ngushtë shqiptarëve, maj 2003

Pordenone. Vilson Çifliku njihet i pafajshëm pas 4 gjyqesh në 6 vjet

Torino. Vazhdon protesta e punëtorëve mbi vinç për rrogat e prapambetura