in

Kapet në Belgjikë Taulant Toma, i arratisur në shkurt nga burgu i Parmës

Në gusht ishte arrestuar në Cassano d’Adda të Milanos edhe arratisuri tjetër Valentin Frrokaj

Taulant Toma
Romë, 22 tetor 2013 – Është arrestuar sot Taulant Toma, i njohur nga shtypi e publiku i gjërë jo vetëm për krimet e tij por edhe për arratisjen “kinematografike” nga burgu i Parmës. Bashkë me Valentin Frrokajn, mëngjesin e 2 shkurtit 2013 kanë sharruar hekurat e dritares e kanë zbritur murin me çarçafë të lidhur, sipas mënyrës më klasike të arratisjes nga burgu dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Toma është kapur në Belgjikë dhe pritet të ekstradohet për t’u sjellë sërish në Itali ku veç dënimeve të mëparshme për grabitje dhe shpërndarje droge, duhet të përgjigjet edhe për arratisje nga burgu.

Ndërsa “liria” e Valentin Frrokajt ka përfunduar që më 14 gusht kur është kapur në Cassano d’Adda, provinca e Milanos nga karabininerët e zonës.

Arratia e dy shqiptarëve pati pasoja në policinë e burgut. ër arratisjen e dy shqiptarëve, për këtë ngjarje, prokuroria e Parmës po heton mbi nëndrejtorin e burgut, komandantin e asokohe të repartit të policisë së burgjeve dhe mbi tetë agjentë. Akuzohen, kush më shumë e kush më pak, për moskryerje të detyrës dhe lejim të arratisjes.

Të vrara nga babai e i shoqi, kthehen në Prizren Senade dhe Fatime

Per un nuovo approccio al turismo culturale in Albania