in

Kapet trafikanti i kërkuar prej 9 vitesh

Në Marsica, provinca e L’Aquila-s, kapet Lulzim  Hyka, i kërkuar nga 2002-shi për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike

Romë, 20 mars 2011 – Konsiderohet përgjegjës për një trafik ndërkombëtar kokaine, heroine dhe marihuane drejt Kalabrisë dhe Sicilisë, bashkë me trafikantë të zonës së Messina-s dhe të familjeve të rëndësishme të ‘Ndrangheta-s’ së Gioia Tauro-s dhe San Luca-s (Mammoliti, Vottari, Strangio). Është fjala për Lulzim Hykën, 53 vjeç nga Tirana të cilit i ishte dhënë masa e arrestit paraprak që në vitin 2000 nga gykatësit e hetimeve paraprake të Messina-s. Me përfundimin e afatit të paraburgimit, i ishte dhënë masa e arrestit shtëpiak, por nga viti 2002 Hyka është zhdukur, edhe pse nuk ishte larguar nga Italia. Pas hetimesh të shumta, Guardia di Finanza e Kompanisë së Avezzanos, para një jave ka rënë në gjurmët e tij në një hotel të qytetit ku ishte strehuar bashkë me disa bashkatdhetarë të tjerë. E kanë përgjuar me ditë, në pritje që të kishin sigurinë mbi identitetin e tij dhe te gjenin çastin më të mirë për ta kapur.

Sipas agjencisë së lajmeve AGI, operacioni është përmbyllur pak ditë më parë në rrugën XX Settembre, kur Hyka ishte duke hipur në një BMË me targa shqiptare.

I kërkuari, kur ka parë se nuk ka pasur asnjë mundësi reagimi apo largimi të menjëhershëm është munduar të mashtrojë mbi identitetin e tij, por më pas është dorëzuar. Sot gjendet në burgun e Avezzano-s, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Messina-s, ndërsa Guardia di Finanza ka nisur hetimet për të sqaruar arsyet pse ndodhej në Marsica.

Në Tiranë, vizita e parë zyrtare e presidentit të Kosovës Pacolli

Sa ndikon kriza në jetën e emigrantëve