in

Karta e qëndrimit. Ç’kontratë pune duhet pasur për ta kërkuar?

Kam lejeqëndrim prej 5 vjetësh e një kontratë pune për kohë të kufizuar. A mund të kërkoj lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, apo duhet të kem kontratën e punës të përhershme?

Për lëshimin e lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, e ashtuquajtura karta e qëndrimit, nuk kërkohet që i interesuari të ketë punë me kontratë të përhershme. Drejtësia italiane në të shkuarën është shprehur disa herë në këtë drejtim duke u sqaruar Kuesturave që lëshimi i këtij dokumenti nuk varet nga fakti nëse i huaji ka apo jo një punë të varur të përhershme.

Në çastin e paraqitjes së kërkesës për kartën, i huaji duhet të tregojë se ka të ardhura të mjaftueshme ekonomike nga burime të ligjshme. Kjo do të thotë që, nëse i huaji bën punë të rregullt, mund të paraqesë kërkesën për lejen e qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë pavarësisht nga fakti që puna e tij është e varur, me kohë të përcaktuar apo të përhershme, apo nëse ka aktivitet privat. Normat në fuqi parashikojnë, madje, lëshimin e këtij dokumenti edhe nëse i interesuari është pensionist.

Të ardhurat vjetore minimale për lëshimin e këtij dokumenti duhet të jenë të paktën sa shuma e çekut social të vitit kur paraqitet kërkesa. E në rast se kërkesa bëhet edhe për familjarë, të ardhurat duhet të shtohen me gjysmë çeku social për çdo person në ngarkim, njësoj sipas përllogaritjeve që bëhen për bashkimin familjar.

Së fundi, nënvizohet që në bazë të ligjeve në fuqi, është e domosdoshme t’i bashkëngjitet kërkesës një kopje e deklaratës të së ardhurave apo modeli CUD i lëshuar nga punëdhënësi mbi të ardhurat e realizuara një vit më parë, përveç të gjitha dokumenteve të tjera të mevojshme për kërkesën.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

I fantasmi neri di Belgrado

Corriere della Sera: “Delegacioni shqiptar nuk ishte i pranishëm në takimin ASEM”