in

Klara Kodra, koreografja e fluturave të arta italiane

Quhet Klarita Kodra, 30-vjeçare nga Tirana, koreografja e kombëtares italiane të gjimnastikës ritmike italiane që vitet e fundit koleksionon medalje në të gjitha garat ku merr pjesë

Klara KodraKombëtarja italiane e gjimnastikës ritmike vazhdon të koleksionojë medalje të arta. E fundit është ajo në Kampionatin Botëror që u mbyll në Moskë më 25 shtator. Përveç aftësive sportive dhe elegancës së atleteve, që me përkëdheli i thërresin “futura e kaltra”, në këto fitore njëra pas tjetrës ka ndikuar dhe koreografia, pjesë e pandashme dhe themelore e ushtrimeve.  Autorja është koreografja shqiptare Klarita Kodra.

Ajo ka lindur në një familje me origjinë boshnjake me banim në Tiranë, ku ka hedhur edhe hapat e parë në fushën e baletit. Është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në  Baku për balet dhe koreografi klasike. Më pas Klarita ka marrë pjesë në trupa të ndryshme baleti, në  Baku, Torino, Verona, Sarajevë dhe Tiranë si balerinë e parë. Por ëndrra e saj shua papritur pas një problemi ne gjurin e djathtë, gjë qe e detyroi të lë kërcimin, por jo baletin.

farfalle azzurrePrej vitit 2000 Klarita Kodra, ose Klara, siç e thërresin të afërmit, jeton në Itali. Vitin e kaluar ajo u bë koreografja e kombëtares italianë të gjimnastikës ritmike. E që atëherë skuadra ka fituar vetëm vende të para. Trajnerja e skuadrës, Emanuela Maccarini, shpjegoi se Italia po paraqet një gjimnastikë novatore, elegante dhe këmbëngulëse njëkohësisht. Sipas specialistëve tanimë shkolla italiane po bëhet një pikë referimi për gjimnastikën ritmike. Aq më shumë pas fitores së fundit. Një medalje ari në Moskë, “në gojën e ujkut”, në vendin që ka nxjerrë gjimnastet më të njohura e ku medaljet e arit kanë qenë të padiskutueshme…deri përpara mbërritjes së “fluturave të kaltra” ose “fluturave të arta”, do të ishte më e saktë.

Ndryshon deklarimi i punësimit të bashkëpunëtorëve familjarë

Shabani, promotor i artit dhe kulturës shqiptare në botë