in

Komunitarët thirren të votojnë, jokomunitarët mbeten të përjashtuar

Në pranverë, votohet në disa komuna italiane, dhe në këto zgjedhje mund të marrin pjesë edhe komunitarët me banim në këto qytete. Të përjashtuar jokomunitarët, edhe spe prej vitesh flitet për t-u dhënë edhe atyre të drejtën e votës administrative

Milano, Torino, Napoli e Bologna janë disa nga qytetet ku pranverën e ardhshme do të votohet për kryebashkiakun dhe këshilltarët komunalë. Pak e dinë që mund të votojnë dhe të hedhin kandidaturë edhe rumunët e të gjithë qytetarët e tjerë të Bashkimit Europian me banim në ato qytete. Për të patur këtë të drejtë, mjafton regjistrimi në një listë të posaçme duke bërë një kërkesë në Komunë. Mirë është që të bëhet shpejt sepse me afrimin e zgjedhjeve procedura vështirësohet.

Vetëm në Milano, Torino, Napoli dhe Bologna jetojnë rreth njëqindmijë shtetas europianë por duket se deri tani partitë nuk janë kujtuar për ta:kanë vënë kandidaturën shumë pak europianë e mbi të gjitha fushatat zgjedhore i drejtohen vetëm italianëve.

Nga zgjedhjet mbeten tërësisht të përjashtuar jokomunitarët. Prej vitesh diskutohet nevoja për t’u dhënë atyre të drejtën e votës, por propozimet kanë mbetur në parlament dhe ende nuk kanë gjetur një shumicë të gatshme që t’i kthejë në ligje.

Ama e Atac: 2 mijë punësime të afërmish dhe miqsh politikanësh

Shtetësia Italiane: informacione vetëm në internet