in

Konflikti Shqipëri-Greqi në mediat italiane

Nëse zakonisht, lajmet e bllokimit/vonesave të herëpashershme në kufirin shqiptaro-grek i mijëra shqiptarëve gjatë këtyre viteve nuk ka tërhequr asnjëherë vëmendjen e mediave italiane, këtë radhë, kundërpërgjigjja e Shqipërisë nuk ka kaluar pa u vënë re

Romë, 22 gusht 2013 – “Greqia mbyll kufirin për shqiptarët. Shqipëria i përgjigjeet me masën e reciprocitetit”, “Mbyllen kufijtë Shqipëri-Greqi”, “Tension në kufirin greko-shqiptar”. Me këta tituj mediat italiane kane përcjellë këto orët e fundit konfliktin mes dy vendeve që pati si shkak-justifikim  kthimin, me vendim gjykate, të një kishe ortodokse shqiptare në Përmet bashkisë së qytetit. Por që dje arriti deri në mbylljen e kufirit, fillimisht nga pala greke me kthimin mbrapsht te qindra qytetareve shqiptare.

E per here te pare keta 22 vjet, pala shqiptare, e me sakte policia kufitare shqiptare ne Kakavijë dhe Kapshticë iu pergjigj me të njëjtën monedhë duke vene ne zbatim marrëdhënien e reciprocitetit me Greqinë. Ka qenë vetë drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abrija, qe urdhëroi zbatimin e procedurave reciproke. Ai kërkoi që të mos lejohej kalimi i asnjë shtetasi grek, nëse nuk e justifikonin kalimin, pa treguar ne kufi prenotimin e hotelit, bileten e kthimit e pasjen e nje shume te pershtatshme per çdo dite te qendrimit ne Shqiperi.  Keshtu ne pak ore, ne Kakavijë dhe Kapshticë, policia shqiptare ka kthyer dje mbrapsht një autobus me grekë dhe disa makina, afërsisht rreth 100 persona.

Praktikisht, për disa orë Shqipëria e Greqia kanë pasur kufijtë e mbyllur. Dhe nëse lajmet e bllokimit/vonesave të herëpashershme në kufirin shqiptaro-grek i mijëra shqiptarëve gjatë këtyre viteve nuk ka tërhequr asnjëherë vëmendjen e mediave italiane, këtë radhë, kundërpërgjigjja e Shqipërisë (më në fund!) nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ja si e kane percjelle menjehere disa web-site italiane:

Milano Finanze
Agenzia Nova
Mediaset – TGCom24
Il sussidiario
Osservatorio Italiano
Acquarius
K.B./Shqiptari i Italisë

Rama mbyll takimin në Vlorë. Berisha: “Akt antikushtetues”

Nga shtatori edhe të huajt mund të punësohen në administratën publike