Referendumi i qytetarëve të Kroacisë i thotë “po” hyrjes së vendit në BE. Presidenti kroat në Shqipëri: “Ne luftuam korrupsionin. Këtë duhet të bëjë edhe Shqipëria”. Barroso e Van Rompuy: “Lajm i mirë për të gjithë. Shembull për Ballkanin”
Romë, 23 janar 2013 – Nga 1 korriku i vitit 2013 edhe kroatët do t jenë qytetarë komunitarë, të dytët pas sllovenëve në Ballkan. Kroatët dotë kenë kështu liri lëvizjeje dhe punësimi në mbarë BE-në, edhe në Itali ku jetojnë mëse 21 mijë persona.
Edhe hap ii fundit formal drejt aderimit në BE ka mbërritur dje me një referendum ku shtetasit ishin thirrur të shprehnin pëlqimin e tyre për aderimin. Pjesëmarrja në referendum ka qenë e ulët, as gjysma e kroatëve nuk ka votuar, por nga këta, 66% kanë dhënë pëlqimin e tyre që Kroaci të bëhet vendi i 28-të anëtar i BE-së.
Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, që sot po zhvillon një vizitë në Shqipëri, është takuar me homologun e tij, Bamir Topi dhe gjatë një konference për shtyp, ka siguruar mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në Be. Sipas Josipoviç, që Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat, duhet që të luftojë korrupsionin dhe ka sjellë shembullin kroat në këtë aspekt: “Kroacia është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimit Europian. Rruga jonë ka qenë e vështirë, kemi luftuar korrupsionin por në këtë proces Kroacia do ta shohë Shqipërinë si një mik të vërtetë. Shqipëria do të hasë në të gjitha problemet që ka hasur edhe Kroacia por ajo ka rastin që disa gjëra t`i bëjë më mirë dhe Kroacia është e gatshme do ta ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim”, ka thënë ai.
“Një lajm i mirë për Kroacinë, për rajonin e për Europën” kanë nënvizuar president ii Komisionit Europian Jose Manuel Durao Barroso dhe president ii Këshillit Europian Herman Van Rompuy. Rruga e bërë nga Zagrebi drejt BE-së, kanë shtuar ata mund të bëhet shembull për t’i treguar gjithë rajonit të juglindjes së Europës që me kurajë politike dhe reformat, aderimi në BE nuk është vetëm ëndërr”.