in

Kthehet në Shqipëri pasi vuan më kot 92 ditë burg

Romë 19 janar 2011 – 92 ditë të kota në burgun e Buoncammino-s për një të ri shqiptar, megjithëse që më 15 tetor të vitit të kaluar ishte nxjerrë për të dekreti i dëbimit, si alternativë për vuajtjen e dënimit në burg. U deshën gati tre muaj që të plotësoheshin dokumentet nga autoritetet diplomatike shqiptare e për t’i dhënë mundësi Adrian Balit, 35-vjeçar nga Paskuqani, që të kthehej në shtëpi. Pas një greve të të burgosurit dhe angazhimit të Maria Grazia Caligaris, kryetare e shoqatës “Socializëm, të Drejta, Reforma” në Cagliari, çështja edhe pse me shumë vonesë, u zgjidh. Ditën e martë Adriani u kthye në Shqipëri pranë të shoqes dhe vajzës.

Sipas zonjës Caligaris, ky nuk është një fenomen i rrallë. Shpesh autoritetet diplomatike vonojnë përgjigjen e tyre sepse kanë dyshim tek identiteti i personit, siç ishte dhe në këtë rast. Aktivistja thotë se autoritetet diplomatike nuk mund të injorojnë kërkesën e bërë nga magjistratura italiane. Këto vonesa nga njëra anë i vështirësojnë jetën qytetarit që pa të drejtë vuan burgimin, por nga ana tjetër sjellin dhe shpenzime të tepërta dhe të kota për shtetin italian. Aq më shumë në kushtet e mbipopullimit të burgjeve në Itali.

Berisha: “Shqipëria duhet të bëhet superfuqi energjitike e vogël por e fuqishme”

Bashkëpunim në dy anët e Adriatikut për luftën kundër kriminalitetit