in

L’Aquila. Vret për xhelozi ish gruan dhe të fejuarin e saj

Dy vrasje kanë përgjakur pasditen e djeshme në Bazzano të provincës së L’Aquilës. Një 48-vjeçar ka vrarë ish të shoqen, me të cilën kishte 4 fëmijë, dhe të fejuarin e saj të ri . Viktimat dhe vrasësi, të tre shqiptarë

Romë, 18 janar 2013 – Rreth orës 16.30, të të enjtes, në parkingun e një supermerkate në Bazzano të provincës së L’Aquilës, Burhan Kapllani, 48 vjeç, ka nxjerrë pistoletën e në një çast çmendurie ka qëlluar ish të shoqen, Arjeta Boshti, 36 vjeçe, me të cilën kishte 4 fëmijë,  dhe të fejuarin e saj Shpëtim Hana, 38 vjeç.

Vrasësi u është dorëzuar karabinierëve që kanë mbërritur në vendngjarje.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga dëshmitarët, klientë e punonjës të supermerkatës, gruaja është vrarë me një plumb në kokë ndërsa ishte në makinën e saj Opel Zafira, ndërsa Hana është vrarë me një plumb në kurriz ndërsa përpiqej të largohej me vrap. Karabinierët kanë gjetur pistoletën dhe dy gëzhoja.

Ndërsa ndodhte vrasja, në supermerkatë ndodhej edhe e ëma e Boshtit, ndërsa pak minuta më pas kanë mbërritur edhe vëllezërit e saj dhe një nga vajzat e viktimës.

Sipas hetuesve që kanë marrë në pyetje vrasësin, motivi i vrasjes duhet të jetë xhelozia, pasi burri nuk ka kapërdirë ndarjen nga e grua rreth një vit më parë.

Liliana Kondakçi nxirret nga burgu e dëbohet nga Italia

El Mundo: “Të jetosh në Manhattan ose me Berlusconin, privilegj i Shqipërisë së varfër”