I zbulojnë duke vjedhur në një shtëpi, njëri prej dy hajdutëve vendos t-ia mbathë duke u hedhur nga ballkoni. Ndërron jetë pas pak orësh në spital
Romë, 25 gusht 2011 – Më 3 të natës duke gdhirë 24 gushti, dy hajdutë janë kacavjerrë deri në kat të tretë të një pallati në Lavinio, qytezë në bregdetin lacial, për të vjedhur në një apartament. Por i zoti i shtëpisë ishte brenda, dhe kur dëgjoi zhurmë të çuditshme në ballkon ka ndezur dritat. Dy hajdutët të trembur provuan t’ia mbathin: njëri ia doli, ndërsa tjetri, një shqiptar 27 vjeç, u hodh poshtë nga ballkoni.
Menjëherë mbërriti ndihma e shpejtë që e transportuan të riun në spitalin e Anzios, por në të gdhirë ka ndërruar jetë për shkak të frakturave të shumta, edemës cerebrale dhe kolaps polmonar.