in

Lavitola, Meta e Frattini

Romë, 18 tetor 2011 – La Repubblica publikon sot në faqet e saj on line një telefonatë të përgjuar, të vitit 2009, që nxjerr në pah që Valter Lavitola, i shumëpërfoluri gazetar e biznesmen italian, ish drejtor i gazetës Avanti, i kërkon sekretarisë së ministrisë së Jashtme italiane të takojë privatisht Francon, që është Franco Frattini, ministër i jashtëm i Italisë dhe ministrin e Jashtëm shqiptar Ilir Meta, që sipas fjalëve të Lavitolës “mban në këmbë qeverinë e Berishës me 4 parlamentarët e tij”.

Për çfarë diskutonin Franco, Iliri e Valter? Cilat ishin bizneset e tyre të përbashkëta, që nuk mund të jenë thjesht institucionale por diçka më shumë,nga ç’nënkuptohet nga interesimi i Lavitolas, që në qeverinë Berlusconi nuk ka pasur ndonjë detyrë?

Në fakt ministri Meta ka qenë në vizitë zyrtare në Romë më 20 dhe 21 tetor 2009. Takimi më i rëndësishëm në program, ka qenë pikërisht ai me homologun e tij italian zotin Frattinin paraditen e datës 21 në selinë e ministrisë së Jashtme italiane.

Dëgjo telefonatën e përgjuar të botuar nga La Repubblica

Idrizi: “Censusi është objektiv vetëm falë amendamenteve të PDIU-së”

Sekuestrohen këpucë me marka të falsifikuara që çoheshin në Durrës