Një prej reportazheve të transmetuara mbrëmë nga Le Iene, iu dedikua Burrneshave. Luigi Pelazza ka shkuar në Shqipëri e ka takuar tre prej tyre e me to ka diskutuar arsyet që shumë vjet më parë i shtynë të bëhen burrnesha, të sillen si burra, për të pasur të drejtat e tyre e për t’u respektuar si të tillë. Zgjedhja është bërë me vullnetin e tyre të plotë, betohen ato, edhe kur u vihet në dukje se kështu kanë sakrifikuar feminilitetin e tyre.
Ja si e shpjegojnë protagonistet zgjedhjen e tyre të bërë që në moshë të njomë, për të cilën thonë se nuk janë penduar asnjëherë: