in

Lecco. Arrestohet Indrit Taipi me 20 kg drogë, rreth 200 mijë € dhe 3 pistoleta

Narkotrafikantit i janë gjetur kokaina e pastër dhe pistoletat shtëpi, paratë të fshehura në ndenjëset e veturës

Romë, 22 prill 2015 – Pas ndjekjesh e përgjimesh të gjata, Guardia di Finanza e Leccos ka ndaluar e më pas arrestuar sot në autostradë mes Bergamos dhe Brescias narkotrafikantin Indrit Taipi.

Në makinë i kanë gjetur të fshehura në ndenjëse kartëmonedha për një shumë prej rreth 200 mijë eurosh, që sipas financierëve, i kishte siguruar nga shitja e fundit e një sasie të konsiderueshme kokaine.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë, shqiptarit i janë gjetur edhe paketa me kokainë të pastër për një peshë të përgjithshme prej 20 kg që e hedhur në treg do të sillte fitime për 2 milionë euro. Nga verifikimet e para duket se Taipi furnizonte me drogë me shumicë provincën e Leccos por edhe Monzën e Milanon.

Veç drogës, Taipit i janë gjetur edhe tre pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator dhe një sasi e konsiderueshme municionesh.

Pasi ka sekuestruar paratë, kokainën dhe armët, Guardia di Finanza ka arrestuar Taipin. 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Crozza: “Se i migranti fossero soldi, l’Europa li salverebbe tutti”

Tomorr Kajtazi, mbreti i shitjeve derë më derë