in

Lega: “M5S bashkëfajtore e pushtimit të Italisë nga imigrantët”

Sekretari i Legës, Matteo Salvini, mbi rezultatet e referendumit mbi veprën penale të klandestinitetit. “Shpresoja që grillinët ta mendonin ndryshe. Ne do të mbrojmë të vetëm ligjin Bossi-Fini në Parlament”

Roma, 14 janar 2014 – “Parlamentarët e Lëvizjes 5 Yjet do të votojnë për shfuqizimin e krimit të klandestinitetit. Gjynah!”

Kështu komenton sekretari i federal i Legës, Matteo Salvini, rezultatin e referendumit mes të regjistruarve të M5S mbi shfuqizimin e krimit të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm në Itali. “Pas tërheqjes nga fushata ‘No Euro’, për të cilën folën shumë përpara zgjedhjeve, tani grillinët po bëhen bashkëfajtorë të pushtimit të Italisë nga imigrantët. Shpresoja të ishin ndryshe” thotë Salvini.

“Amin – shton sekretari – ne do të shkojmë përpara edhe vetëm!. Kush dëshiron të shfuqizojë Bossi-Finin, duhet të bëjë më parë hesapet me Legën e Veriut, që është e gatshme të luftojë në Parlament e po të jetë e nevojshme edhe jashtë tij, me disa milionë italianë të nxehur keq”.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Romë. Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 800 kg drogë

Shkolla. Nisin regjistrimet. Online edhe për bijtë e imigrantëve të parregullt