in

Legalizim të bashkëpunëtoreve shtëpiake edhe nëse kanë dy dëbime

Këshilli i Shtetit: “Dënimi për mosrespektim të urdhrit të dëbimit nuk mund të konsiderohet element pengues për senatoren e bashkëpunëtorëve shtëpiakë të shtatorit 2009”

Edhe bashkëpunëtoret shtëpiakë dhe kujdestaret e dënuara për mosrespektim të dekretit të dëbimit, kanë të drejtë të pajisen me dokumente qëndrimi. Kështu vendosi një herë e mirë Këshilli i Shtetit, organi më i lartë i drejtësisë administrative në Itali.

Ligji që në vitin 2009 lejoi legalizimin dhe pajisjen me dokumente për punonjësit shtëpiakë, fliste qartë: një dekret i vjetër dëbimi nuk duhet të pengonte dhënien e lejeqëndrimit. Por ky ligj nuk parashikonte shprehimisht rastin e atyre që pasi kishin marrë një dekret dëbimi, ishin kapur në Itali, arrestuar dënuar dhe dëbuar sërish.

Fillimisht në raste të tilla disa Kuestura autorizonin gjithsesi pajisjen me lejeqëndrim, ndërsa të tjera e bllokonin ose lëshonin një tjetër dekret dëbimi.

Vitin e kaluar shefi i policisë, Manganelli, me nje qarkore pati urdhëruar të gjitha kuesturat që të ndiqnin linjën e rreptë, por një sërë gjykatash dhe specialistësh patën hedhur poshtë interpretimin që ai i kishte bërë ligjit. Tani Këshilli i Shtetit u dha të drejtë me një sentencë që do t’i japë mundësinë e marrjes së lejeqëndrimit të gjithë atyre që deri tani janë përjashtuar padrejtësisht nga legalizimi.

Revolucion në farmaci

Borëbardha e Preljocajt mbërrin në Torino