in

Lejeqëndrime të falsifikuara, 7 arrestime në Genova

Emigrantët paguanin deri në 10 mijë euro për legalizimin e qëndrimit të tyre në Itali

Romë, 26 shtator 2010 – Në Genova pesë vetë kanë përfunduar në burg dhe dy të tjerëve u është dhënë masa e arrestit shtëpiak sepse kanë organizuar një seri legalizimesh të falsifikuara qytetarësh të huaj, përmes dëshmive të rreme qoftë të punonjësve qoftë të punëdhënësve. Në krye të organizatës ishte një kalabrez me precedentë penalë.

Policia e Genovas ka zbardhur se si operonte grupi përmes paraqitjes së dokumenteve dhe dëshmive të rreme në rrugëtimin administrativ të procedurave të sanatorias që u bë gjatë shtatorit të vitit të shkuar. Shtatë personat akuzohen për veprat penale të falsifikimit dhe për bashkëpunim në krim që kishte për qëllim favorizimin e qëndrimit të paligjshëm në territorin italian.

Legalizimi u kushtonte të huajve nga 8 mijë deri në 10 mijë euro. Dhe ata që kanë përfituar nga avantazhet e shtatë të arrestuarve, të identifikuar deri më sot janë rreth 50, kryesisht kinezë, egjiptianë dhe tunizianë. Në organizatën kriminale bënte pjesë, mes të tjerëve, një ekonomist nga Genova që kishte si detyrë ndërmjetësimin mes të huajve dhe italianëve që “i ndihmonin” të merrnin lejen e qëndrimit.

Pranë studios së ekonomistit mblidheshin të dhënat e dokumentet e rreme të punonjësve dhe të punëdhënësve, e që aty bëhej regjistrimi në faqet internet të ministrisë së Brendshme dhe kompletimi i praktikës administrative për marrjen e lejes së qëndrimit.

Studentët do ta kenë më të lehtë të lëvizin në BE

Ndryshon deklarimi i punësimit të bashkëpunëtorëve familjarë