in

Lihet i lirë Franzoni. Ndoqi e vrau Ndojin që e gjeti duke i vjedhur në shtëpi

Autopsia thotë se Eduard Ndoji është vrarë nga shumë afër. Besohet versioni i Franzonit sipas të cilit pushka iu shkreh pa dashje ndërsa zihej trup më trup me Ndojin

Romë, 19 dhjetor 2013 – Është nxjerrë nga burgu 29 vjeçari Mirko Franzoni nga Serle e Brescias që të shtunën e shkuar gjeti në shtëpi një hajdut, 26 vjeçarin Eduard Ndoj, e ndoqi për dy orë dhe e vrau me armën që kishte në krah. Gjykatësi për hetimet paraprake i gjykatës së Brescias ka hedhur poshtë kërkesën e prokuratorit për mbajtjen e tij në burg, sepse “nuk ekzistojnë prova të rënda faji”.

Franzoni ka thënë gjithnjë që pushka iu shkreh aksidentalisht ndërsa zihej me Ndojin. Autopsia e Ndojit tregon se është qëlluar nga shumë afër, gjë që bën të besueshëm versionin e Franzonit.

Mbetet gjithsesi fakt që Franzoni e ka ndjekur Ndojin për dy orë me armë në krah, edhe pse thotë se nuk kishte ndërmend ta vriste atë.

Lexo edhe: Vrasja e 26-vjeçarit Ndoji në Brescia. Me paramendim apo fatkeqësi?

(Ndiqni ‘Shqiptari i Italisë’ edhe në Facebook dhe Twitter)  

 

Taulant Toma arratiset edhe nga burgu belg

Flukset. Nga 20 dhjetori nis dërgimi i kërkesave për konvertimet e ardhjet e reja