in

Lista e pasaportave biometrike të gatshme në Romë

Zyra konsullore e Ambasadës shqiptare në Romë vazhdon me ritëm të plotë shpërndarjen e  pasaportave të personave që kanë aplikuar. Këtu mund të shihni edhe listën e pasaportave të patërhequra ende nga të interesuarit, listë që do të gjeni gjithnjë të përditësuar në faqet internet të Ambasadës por edhe te shqiptariiitalise.com. Pikërisht për tërheqjen e dokumenteve, konsujt këshillojnë me forcë që para se të shkohet në Ambasadë është mirë të pyetet në numrin e celularit të vënë në dispozicion për informacione (0039)342.364.0798 apo të konsultohet faqja internet e ambasadës ku botohet lista e pasaportave të gatshme.

Të gjithë qytetatrët që kanë aplikuar  për pasaportë biometrike dhe letërnjoftim elektronik, pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë, mund të paraqiten për t’i tërhequr ato në oraret 13:00 – 15:00 nga e hëna deri të premten.

Për tërheqjen duhet të paraqiteni me një dokument identiteti me foto dhe me faturën e aplikimit.

Tërheqja e leternjoftimit bëhet vetëm në praninë e personit që ka aplikuar, ndërsa për fëmijët pasaporta mund të tërhiqet edhe nga prindi, pa praninë e fëmijës duke pasur me vete një dokument që vërteton lidhjen familjare me fëmijën.

Ja lista e pasaportave të gatshme deri më 7 qershor 2011

Zgjedhjet: PS depoziton padi të re

Qira në të zezë? Nga sot të leverdis ta denoncosh