in

Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë fëmija 12 vjeç

Aksidenti ka ndodhur në Montecchio Emilia. Në makinë katër vetë, nga të cilët vetëm 12-vjeçari shqiptar është në gjendje të rëndë

Romë, 6 gusht 2012 – Është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Santa Maria Nuova të Reggio Emilias fëmija shqiptar 12 vjeç i plagosur gjatë një aksidenti rrugor që ka ngjarë mbrëmë, pak para mesnate, në rrugën Sacca në Montecchio Emilia.

Për shkaqe ende të paqarta, 27 vjeçari shqiptar rezident në Montecchio Emilia, që ngiste makinën e tij, një Audi A4, ku udhëtonin dy vëllezërit e mitur shqiptarë 14 dhe 12 vjeç, dhe një 18 vjeçar nga Montechiarugolo, ka humbur kontrollin e mjetit. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një restoranti.

Të katër janë dërguar në spitalin e Reggio Emilias, Santa Maria Nuova, ku tre nga të rinjtë janë mjekuar për plagët e lehta dhe janë lënë të kthehen në shtëpi. Është mbajtur në spital, sepse ka marrë trauma të rënda faciale, vetëm 12 vjeçari, që fatmirësisht nuk rrezikon jetën.

Bari Sekuestrohen 15,8 kg cigare. Arrestohet kamionisti për kontrabandë

Città di Castello. Tentojnë të grabisin një vilë, arrestohen 4 vetë