in

Mbërrin në Rinas nëntetari i plagosur në Afganistan Aleksandër Peçi

Peçi: “I lumtur që shkel prapë në Atdhe”

Tiranë, 15 mars 2012 – Aleksandër Peçi, komandoja shqiptar i plagosur katër javë më parë, ka mbërritur paraditen e sotme në Rinas. Peçi ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 09.25, pas qëndrimit tre-javor në spitalin ushtarak amerikan të Landstuhl në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra gjatë sulmit të 20 shkurtit në Afganistan, ku humbi jetën kolegu i tij, Feti Vogli.

Aleksandër Peçi, shkruante dje në profilin e tij të rrjetit social Facebook: “nesër do të jetë një ditë shumë e bukur për mua. Do të jem shumë i lumtur që do të shkel prapë në Atdhe”.

Më 20 shkurt, gjatë shkëmbimit të zjarrit në Kandahar të Afganistanit janë plagosur 3 ushtarakë, mes të cilëve dy ushtarakë të Kontingjentit shqiptar “Eagle-4”.
Komandanti i Grupit I Special, kapiten Feti Bedri Vogli dhe nëntetar Aleksandër Jak Peçi (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda. Kapiteni Vogli ka ndërruar jetë pak më vonë në spitalin Rol 3 në Kandahar (por fillimisht lajmi i vdekjes ishte dhënë për të dy të plagosurit) ndërsa nëndetari Peçi u operua në Spitalin Ushtarak të Kandaharit e më pas u dërgua në një spital amerikan në Gjermani.

Nëntetar Aleksandër Jak Peçi, ka lindur me 26.09.1988, në fshatin Lekbibaj të Tropojës dhe banues në Bathore, Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Bathore, është titulluar ushtarak aktiv me gradën profesionist i parë, në Repartin Ushtarak Nr. 1001. Pas kryerjes me sukses të Kursit Bazë të Forcave Speciale, më datën 16.01.2011, është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë specialist armatimi në Grupin e Parë Special të Kompanisë së Aksioneve Special Ujore në Batalionin e Forcave Speciale.  Nga data 16.01.2012, nëntetar Peçi është dërguar me mision luftarak “Eagle-4”, në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan.

 

Referendum kundër importit të plehrave. 60 mijë firma në KQZ

Bashkëpunim ISSh-INAS në informimin e emigrantëve shqiptarë në Itali