in

Mbi 14 mijë episode të dokumentuara shpërndarjeje droge. Arrestohen 23 vetë

Operacioni “Zio” i ndjekur nga karabinierët e Brescias ka shpartalluar një bandë kriminale të përbërë nga marokenë e shqiptarë që merreshin me trafikimin e drogës. Sekuestrohen 5 kg kokainë dhe 18 kg hashash të sjellë nga Holanda

Romë, 25 tetor 2011 – Karabinierët e Brescias kanë dokumentuar mbi 14 mijë episode të shpërndarjes së drogës, kanë sekuestruar 5 kg kokainë dhe 18 kg hashash të sjellë nga Holanda dhe me arrestimet e natës së shkuar kanë ekzekutuar 23 urdhër arreste. Janë këto shifrat e operacionit të koduar me emrin “Zio”.

Pas më shumë se një vit hetime, operacioni i mbrëmshëm ka mundësuar shkatërrimin e bandës së përbërë nga shqiptarë e marokenë që administronte trafikun e drogës në qytet në zonën Mandolossa dhe në perëndim të provincës. Natën e shkuar janë çuar në burg 8 vetë, ndërsa dy të tjerë janë vënë në arrest shtëpie. Gjatë hetimeve ishin arrestuar edhe 13 të tjerë, nga të cilët 6 të kapur në flagrancë.

 

Objektet personale të Gjergj Fishtës në ekspozitë

Prodi: “Imigracioni është burim i jashtëzakonshëm, sfida qëndron te integrimi”