Legjislatura mund të mbyllet para kohe, mbeten në letër të gjitha projektligjet që nuk kanë përfunduar ndërkohë rrugëtimin e tyre parlamentar
Kriza e qeverisë ua bën të pasigurt të ardhmen disa masave mbi imigracionin që kanë nisur rrugëtimin e tyre por që nuk kanë hyrë ende në fuqi.
Pa një shumicë që t’i miratojë ato në Parlament, do të mbetet vetëm në letër projektligji i miratuar nga qeveria në fillim të nëntorit. Ai u beson Komunave përtëritjen e lejeve të qëndrimit dhe parashikon riatdhesimin me forcë të qytetarëve komunitarë që nuk plotësojnë kriteret për të qëndruar në Itali.
Ka mbetur pezull edhe marrëveshja e integrimit, që detyron imigrantët të arrijnë disa objektiva si njohja e gjuhës italiane, për të mund të qëndruar në Itali. Marrëveshja prej disa muajsh pret vlerësimin e përfaqësuesve të Krahinave, provincave dhe të komunave. Por ata duan të shohin më parë fondet e vëna në dispozicion për ta realizuar.
Ka humbur gjurmët edhe taksa e re mbi lejet e qëndrimit, për të cilën qeveria nuk ka vendosur ende as rregullat as tarifën.
E janë të paktë, veçanërisht mes imigrantëve, ata që mendojnë se duhet nxituar.