in

Më skadoi lejeqëndrimi dhe jam akoma në atdhe. Si të kthehem?

U nisa në atdhe pa paraqitur kërkesën e përtëritjes së lejes së qëndrimit dhe ndërkohë dokumenti më ka skaduar. Si të kthehem në Itali?

I huaji, mbajtës i një lejeqëndrimi, që gjendet jashtë Italisë kur ky skadon, e për rrjedhojë nuk mund të paraqesë kërkesën e përtëritjes, mund të kërkojë në konsullatën italiane pranë shtetit ku gjendet një vizë rihyrjeje në bazë të nenit 8 D.P.R. 394/99.

Kërkesa për vizë rihyrjeje mund të paraqitet vetëm nëse bëhet fjalë për një nga rastet e mëposhtme:

– Lejeqëndrimi i ka skaduar prej jo më shumë se 60 ditë;
– Lejeqëndrimi i ka skaduar prej më shumë se 60 ditë, por të huajit i është dashur të qëndrojë jashtë Italisë për të përmbushur detyrimin ushtarak apo në rast se ai apo bashkëshortja, apo një i afërm i gradës së parë (prind, bir) i tij apo i bashkëshortes ka pasur motive të rënda shëndetësore. Në rastin e qëndrimit të zgjatur për arsye shëndetësore, nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 6 muaj nga data e skadencës së lejes së qëndrimit.

Për kërkesën e vizës, i huaji duhet të paraqesë origjinalin dhe fotokopjen e dokumentit të skaduar, pasaportën dhe dokumentacionin e parashikuar për rastet kur leja ka skaduar prej më shumë se 60 ditë (dokumentin që ka bërë shërbimin ushtarak apo dokumente mjekësore që dëshmojnë gjendjen shëndetësore).

Edhe në rast se leja e qëndrimit i humbet/griset gjatë qëndrimit të tij jashtë Italisë, i huaji mund të kërkojë vizë për rihyrje në Ambasadën apo konsullatën italiane të vendit ku ndodhet duke paraqitur një kopje të padisë së humbjes që ka bërë pranë autoriteteve kompetente, të shoqëruar nga një kopje e lejeqëndrimit të humbur.

Për lëshimin e vizës, autoritetet diplomatike i kërkojnë autorizimin Kuesturës që ka lëshuar lejen e qëndrimit. Kështu që është e rëndësishme që i huaji të jetë i aftë të tregojë që përmbush kriteret e kërkuara për përtëritjen apo për duplikatën e lejes së qëndrimit, pra të dëshmojë se ka lidhje e/o marrëdhënie shoqërore ekonomike në Itali (punë, familje etj.).

Me vizën e rihyrjes mund të udhëtohet drejt Italisë, edhe duke ndaluar në vende të tjera të zonës Schengen. Kur futet në territorin italian, i huaji ka tetë ditë kohë për të paraqitur kërkesë për përtëritjen apo nxjerrjen duplikatës së lejes së qëndrimit, duke bashkangjitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

ITALIA-ALBANIA, derby di casa mia!

Shkonin ilegalisht në Angli, dy të rinj digjen të gjallë në kamion