in

Merkel kundër ferexhesë e burkës: “Kush mbulohet nuk mund të integrohet”

Kancelarja gjermane rreth ndalimeve që mund të sillen në fuqi në Gjermani. Do të prekin vetëm gratë që hyjnë në zyra publike, që marrin pjesë në manifestime apo ngasin makinën

Romë, 19 gusht 2016 – “Sipas mendimit tim, në Gjermani ka pak mundësi integrimi një grua tërësisht e mbuluar”.

Edhe kancelarja Angela Merkel shprehet hapur kundër ferexheve dhe në një deklaratë për rrjetin RND, thotë se mbështet ndalimet e pjesshme që po diskutohet të parashikohen me ligj në Gjermani. “Është fjala për një çështje politike dhe juridike për zgjidhjen e të cilës ministri i Brendshëm Thomas de Maizère ka mbështetjen time të plotë”.

Në Gjermani, ministrat e Brendshëm të Cdu-Csu kanë rënë tashmë dakord mbi një dokument me anë të të cilit kërkohet të ndalohet veshja e burkës dhe ferexhesë, por vetëm në disa situata në të cilat është i domosdoshëm identifikimi i personit. Kështu ndalimet duhet të prekin vetëm gratë që hyjnë në zyra publike, marrin pjesë në manifestime apo drejtojnë automjet.

Sidoqoftë, ministri Thomas de Maizère ka shpjeguar se është krejtësisht i përjashtuar ndalimi i plotë i veshjes së burkës sepse kjo gjë shkel parimet kushtetuese të vendit.

 

Robert Bisha. “Koncert në agim” në Torre Guaceto

Në pritje të lëshimit të lejeqëndrimit të parë. Ç’mund të bëj me kuponin postar