in

Robert Bisha. “Koncert në agim” në Torre Guaceto

CONCERTO ALL’ALBA – Në orën 5:30 të 20 gushtit 2016 – Riserva di Torre Guaceto (Puglia)

Mbërrin edicioni i gjashtë i “Concerto all’alba” që këtë verë do të mbahet më 20 gusht e do të ketë për protagonist pianistin e talentuar Robert Bisha, rrugëtimi muzikor i të clit bashkon studimin e teknikën e përkryer të muzikës klasike me kërkimin e harmonisë të muzikës bashkëkohore dhe studimin e folklorit.

“Concerto all’alba” i organizuar nga kooperativa Thalassia e Brindisit me bashkëpunimin artistik të gazetarit Roperto Caroppo, ofron përjetimin tejet emocionues të ritit të përditshëm të rilindjes, në kornizën spektakolare të Torre Guaceto, ndërsa një natë shuhet e një ditë e re lind. Vetëm në qetësinë e  territ që fashitet e agimit që zbardh, mes tingujve të muzikës dhe zhurmës së ëmbël të detit dhe erës mund të lindë lidhja unike mes njeriut, natyrës dhe muzikës.

 

Shtetësia italiane. Senati: “Ok reformës, por vetëm nëse nuk ka kosto për shtetin”

Merkel kundër ferexhesë e burkës: “Kush mbulohet nuk mund të integrohet”