in

Mijëra martesa të rreme për një pasaportë britanike

Në Angli, avokati Tevfick Souleiman dhe tre bashkëpunëtorë të tij janë dënuar me 35 vjet burg gjithsej sepse kanë realizuar rreth 2 mijë martesa ilegale, mes shtetasesh të BE-së dhe shtetasish të huaj, kryesisht shqiptarë e kosovarë, vetëm e vetëm që këta të fundit të mund të siguronin leje qëndrimi në vendin ishullor e më pas të merrnin edhe nënshtetësinë britanike

Avokati Tevfick Souleiman, është dënuar nga gjykata britanike me 10 vjet burg për përfshirjen e tij në grupin më të madh kriminal, i cili realizonte martesa të paligjshme që u siguronin emigrantëve të paligjshëm leje qëndrimi në vendin ishullor.

“Daily Mail” shkruan se grupi i kryesuar nga avokati Souleiman, ka realizuar rreth 2 mijë martesa ilegale, ku pjesa më e madhe kanë qenë emigrantë shqiptarë të skeduar për krime si vrasje, trafikim droge dhe pastrim parash. Avokati dhe tre bashkëpunëtorët e tij u burgosën dy ditë më parë për martesat ilegale, të cilat u kanë sjellë një fitim prej 20 milionë paundësh. Avokati Tevfick Souleiman dhe banda e tij, sillnin gra në Britani nga vendet e Bashkimit Evropian që kanë qenë më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik , për t’u martuar me shtetas që vinin nga vendet jo anëtare të BE-së, kryesisht shqiptarë dhe kosovarë. Kjo organizatë konsiderohet si më e madhja në historinë e Britanisë së madhe duke u cilësuar si një industri e vërtetë, e cila ka ushtruar veprimtarinë e saj për 8 vjet.

Pjesa më e madhe e çifteve njiheshin brenda një dite të vetme, në të cilën zhvillohej dasma dhe të gjithat procedurat e nevojshme. Pjesa më e madhe e ‘klientëve’ ishin shqiptarë me ‘karrierë’ kriminale nga Shqipëria, të dyshuar për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash, që e kanë marrë tashmë nënshtetësinë britanike falë këtyre martesave fiktive.

Duke i dënuar pjesëtarët e saj me 35 vjet në total, gjyqtari John Bevan tha në fjalën e tij se kjo organizatë i ka bërë një sulm institucionit të martesës në vend duke i shkelur çdo ligj për emigrantët në vend. Ai iu drejtua të akuzuarve me këto fjalë: “Përgjegjësia më e madhe për zbatimin e ligjit dhe kërkimit të drejtësisë u takon avokatëve, por ju tashmë keni bërë një shkelje të madhe. Nëse publiku nuk mund t’i besojë më avokatëve, atëherë ku mund ta kërkojnë drejtësinë ata?”

Souleiman, 39-vjeç, u dënua me 10 vjet burg, bashkëpunëtorët e tij Cenk Guclu  41-vjeç, dhe Furrah Kosimov, 29-vjeç, u dënuan me nga 9 vjet secili. Zafer Altinbas, pjesëtari tjetër i bandës, u dënua me 6 vjet e 9 muaj burgim. Në një deklaratë të përbashkët, trupi gjykues tha: “Kjo organizatë përfaqëson shembullin më të keq të sulmit ndaj institucionit të martesës në vend, duke i trajtuar letrat për krijimin e një familjeje si një letër fitimprurëse. Përmes tyre janë martuar njerëz që nuk i kuptojnë njëri-tjetrit as edhe një fjalë duke dhunuar kështu edhe simbolikën që ka vetë dasma.”

Rrëfimi i Alban Spahos: Si e gjeta nusen në Angli  

Në një dosje të policisë britanike, e cila u mor për bazë në gjyq, shqiptari Alban Spaho , tregon se si u njoh me bashkëshorten e tij në një ditë të vetme të vitit 2008.

“Ne u takuam në një kafene ku avokatët të cilët para kontaktuar na lanë vetëm. Petya (bashkëshortja) ishte disi e ndrojtur në fillim. Unë i kërkova që të qëndronim disa ditë më shumë bashkë në rast se dilte ndonjë problem. Pas tre muajsh i kërkova që të qëndronte vërtet me mua. I kërkova që të ishte bashkëshortja ime e vërtetë.” 

Vëllezërit Dika: Si u bëmë shtetas britanikë 

Banda e avokatëve u kap në vitin 2009 pas një investigimi të gjatë në një marrëveshje droge mes bandave shqiptare. Dy vëllezërit, Behar dhe Elton Dika, po planifikonin një marrëveshje droge që i kapte shifrat e 900 milionë paundëve. Ngarkesa me kokainë ngeci në brigjet e Spanjës dhe u zbulua droga. Më pas dy shqiptarët u ekstraduan në Britani pasi figuronin me nënshtetësinë e vendit ishullor. Gjatë hetimeve, vëllezërit Dika dëshmuan se si ishin bërë shtetas britanikë, pasi kishin kontaktuar me firmën e avokatëve të burgosur tashmë. 

Erald Deliu

Marrë me shkurtime nga Shekulli
Lexo artikullin të plotë: Pasaporta britanike, mijëra shqiptarë martesa fiktive

Çeqet për nënat e për familjet me shumë pjesëtarë. Shumat për vitin 2013

Forza Nuova tappezza l’Italia: “Immigrati, tornate a casa!”