in

Milano. Arrestohen dy persona për vrasjen barbare të Shkëlzim Malajt

Policia ka arrestuar Marvin Kurtin dhe Antil Sheshin. Akuzohen të kenë masakruar Shkëlzim Malajn që u gjet i vdekur në Verdellino mëngjesin e 8 dhjetorit

Romë, 30 dhjetor 2013 – Hetimet për vrasjen barbare të Shkëlzim Malajt, 38-vjeçar baba i dy fëmijëve, i gjetur i vdekur mëngjesin e 8 dhjetorit i braktisur në një fushë në Verdellino, kanë çuar forcat e rendit në provincën e Milanos.

Karabinierët kanë arrestuar aty së fundi dy shqiptarë kolegë të viktimës që akuzohen se së bashku kanë vrarë Malajn. Të arrestuarit janë Marvin Kurti, 29 vjeç, që jeton në Gessate të Milanos dhe Antil Sheshi, 36 vjeç, rezident në Trezzo sull’Adda, gjithnjë në provincën e Milanos. Që të dy janë çuar në burgun e Bergamos ku janë marrë në pyetje nga gjykatësi i hetimeve paraprake qw ka konvaliduar arrestin.

Kanë qenë telefonatat e bëra mes tyre dhe Malajt si dhe rrëfimi i të shoqes së viktimës ato që çuan karabinierët në identifikimin e këtyre dy personave.

Malaj, që sipas të shoqes doli nga shtëpia pasi ka marrë një telefonatë prej Sheshit dhe Kurtit, duhet t’i ketë takuar mbrëmjen e 7 dhjetorit. Mes tyre duhet të ketë plasur grindja që ka përfunduar me masakrimin për vdekje të Malajt. Ai u gjet të nesërmen, pa jetë e me fytyrë të masakruar, në një fushë në Verdellino të Bergamos, pranë shtëpisë ku banonte me gruan e fëmijët.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Hersiana Matmuja, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong 2014

Gjirokastër. Ndalohen 33 emigrantë të parregullt pranë kufirit me Greqinë