in

Mladiç: “Kam mbrojtur njerëzit dhe vendin tim”

Romë, 3 qershor 2011 – Përpara gjykatësve në Hagë, Ratko Mladiç kërkon kohë për të lexuar akt-akuzën: duhet të përgjigjet për gjenocid dhe 10 krime të tjera lufte dhe kundër njerëzimit

Ish-gjenerali  serb, Ratko Mladiç, i akuzuar për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, refuzoi sot të shprehet i fajshëm apo i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të, duke i cilësuar ato si të tmerrshme para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi.

“Do të doja t’i lexoja akuzat e tmerrshme që rëndojnë mbi mua”, iu drejtuar kryetarit të seancës Mladiç, 69 vjeç. Ish-gjenerali, refuzoi të shprehet i fajshëm apo i pafajshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për të cilat akuzohet të kryera gjatë luftës së Bosnjes (1992-1995).

Gjatë seancës së sotme ka deklaruar se ka bërë gjithçka në mbrojtje të njerëzve dhe të vendit të vet.

Gjykatësi i Alphonse Orie ka vendosur që gjyqi të vazhdojë më 4 korrik, duke i dhënë kështu një muaj kohë Mladiçit dhe avokatëve të tij të përgatisin mbrojtjen.

Lexo edhe: Mladiç, sot përpara gjykatës së Hagës

Kosovë – Serbi 2-0

Auguri Italia. I popoli del mondo cantano l’inno di Mameli