in

Muner paraqet “Një histori shkodrane” në Trieste

13 ottobre 2010
ora18:00
salone d’Onore del Circolo Ufficiali
via dell’Università n.8 – Trieste

Të mërkurën, më 13 tetor 2010 në orën 18:00, në sallën e nderit të Shtëpisë së Oficerëve (via dell’Università nr. 8, Trieste) prezantohet libri “Una storia scutarina – Një histori shkodrane” të Paolo Munerit.

Libri që ka si nëntitull “Flamurët e parë detarë të anijeve tregtare shqiptare (1913-1914)” përshkruan rezultatet e një hulumtimi të nisur duke u bazuar në një episod  jo shumë të rëndësishëm dhe pak të njohur në Shqiperi të afirmimit të pavarësisë shqiptare. Lidhur me këtë episod janë gjetur dokumente shumë interesante në Arkivin e Shtetit në Trieste, në Aktet e Qeverisë Detare Austriake.

Bëhet fjalë për probleme që i kanë dalë në vitet 1913-1914 jashtë vendit asaj që mendohet, se ka shumë mundësi, të ketë qenë anija e parë tregtare me flamur shqiptar (dhe nga ato që kanë lundruar menjëherë më pas). Autoritetet Detare të huaja (austriake) pranë të cilave ajo ishte paraqitur, kishin vështirësi të njihnin si përkatësinë shtetërore, ashtu dhe kompozimin grafik të flamurit. Ky problem i fundit qe jo i lehtë dhe i menjëhershëm për tu zgjidhur nga vetë shqiptarët. Libri është botuar në versionin dy-gjuhësh, me përkthimin në shqip të Albana Nexhipit.

Takimin, që organizohet Kryetari i Klubit të Oficerëve të Ushtrisë në Triestes Gjen. B. Sebastiano O. Giangravé, do ta hapë Profesoresha Marina Rossi e Universitetit Ca’Foscari (Ve) – Departamenti i Studimeve Historike. Paraqitja e librit do të shoqërohet nga pjesë muzikore të kompozitorit shkodran Lec Kurti të interpretuara nga Prof. Piero Zanon në violinë dhe nga Serafino Gega në piano.

Lexo edhe: 14 qershor 1913: Mbërrin një anije me flamur të çuditshëm

Çek familjar për të huajt me kartë qëndrimi

Gjon Kolndrekaj: “Rrëfej Nënë Terezën kur ishte Gonxhe”