in

Murgesha shqiptare që i shpëtoi tërmetit rrëfen çastet e tmerrshme (VIDEO)

Buzë rruge, me fytyrën e saj të përgjakur e një telefon në dorë, fotografia e murgeshës Mariana, shqiptare 32 vjeç, u bë simbol i tragjedisë, i dhimbjes së thellë që shkaktoi tërmeti i djeshëm në Italinë qendrore.

E tronditur ajo tregon çastet që pasuan goditjen e parë të tërmetit në Amatrice, kur edhe pse sapo u zgjua nga gjumi, kuptoi menjëherë se ç’po ndodhte dhe u fsheh nën krevatin e saj. Rrëfen si ngrihej herë pas here dhe i afrohej dritares për të kërkuar ndihmë ndërsa lëkundjet vazhdonin, muret dhe tavani i dhomës shembeshin. Tregon se në ato çaste të vështira “kur nuk dihej si do të përfundonte” u telefonoi të dashurit e saj e u kërkoi të luteshin për të.

Tregon se si e shpëtoi një djalë që nuk e njihte, e që së bashku me forcate shpëtimit shpëtuan edhe dy murgesha të tjera. “Zoti do t’ia shpërblejë, bëri një gjest heroik. Vuri jetën e vet në rrezik – thotë për djalin që nuk njihte më parë – për të më shpëtuar mua  dhe dy motrat e tjera”.

Ja rrëfimi i saj:

247 të vdekur, bilanci i përkohshëm i tërmetit. Edhe një shqiptar mes viktimave

Bonusi i kulturës, nga shtatori 500 € për të gjithë 18-vjeçarët, italianë e të huaj