in

Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Vangjeli

Për 45 vjet në skenë, ai ka bërë për vete me qindra mijëra spektatorë. Vasillaq Vangjeli ka qenë një ndër artistët më të dashur për ta, veçanërisht në fushën e humorit

Tiranë, 27 shtator 2011 – Është shuar në moshën 63-vjeçare aktori i njohur Vasillaq Vangjeli i cili vuante prej kohësh nga një formë e rëndë diabeti.

Jeta e tij artistike është zhvilluar gati tërësisht në Estradën e Tiranës dhe në Estradën kombëtare, në skenat e së cilave ai ka çuar shumë role, jo pak prej të cilëve kanë mbetur të paharruar për artdashësit. Talenti i tij ishte i vlerësuar edhe nga regjizorët më të njohur si Dhimitër Anagnosti apo Piro Milkani të cilët e kanë pasur Vasillaq Vangjelin në filmat e tyre. Personazhet e tij, rreth njëqind, kanë qenë si tragjike ashtu edhe komike. Mbi të gjithë spikat roli i Koçit në filmin “Zonja nga qyteti”.

Nuk harrohen rolet në  “Shoku ynë Tili”, “Toka e përgjakur”, “Pylli i Lirisë apo në komeditë “Pa martuar 50-vjeçar”, “Dashi pa brirë” apo “Gjuetia e Fundit”. Për meritat e tij artistike Vasillaq Vangjeli ka qenë dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të parë.

http://www.youtube.com/watch?v=1yBR-hCFjEw

Kam blerë një mall që nuk funksionon{br}Çfarë duhet të bëj?

Ekzekutim me armë zjarri në mes të Tiranës