in

Ndërron jetë Imzot Eleuterio Fortino

Ka ndërruar jetë më 22 shtator Imzot Eleuterio Fortino, 72 vjeç, ish nënsekretar i Këshillit të Vatikanit për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve.
Krahas angazhimit ekumenik në Selinë e Shenjtë ka ushqyer një interes të gjallë e të ndjeshëm ndaj botës italo-shqiptare, dhe me pasion ka promovuar dhe ka marrë pjesë në iniciativa të rëndësishme kulturore në mbrojtje të traditës bizantine dhe të kulturës arbëreshe

Eleuterio FortinoKa ndërruar jetë mbrëmë në darkë Imzot Eleuterio Fortino, 72 vjeç. Imzot Fortino është një ndër figurat e Kishës Katolike që kanë dhënë kontributin më të madh për hapjen e rritjen e dialogut me ortodoksët.
I sëmurë prej kohësh, ishte i shtruar në Poliklinikën e Universitetit “Tor Vergata” në Romë.

I lindur në San Beendetto Ullano të Cosenza-s, në vitin 1938, ishte prift i dioqezës së lindore të shqiptarëve, ishte në dikasterin për Unitetin e të Krishterëve nga viti 1965, vit në të cilin u vendos në Romë, dhe gjithnjë është angazhuar në zyrën për marrëdhëniet me ortodoksët, ku është bërë më pas drejtues, duke e mbajtur këtë detyrë për mëse 25 vjet gjatë të cilëve ishte nënsekretar i Këshillit të Vatikanit. Dhe gjithnjë, krahas angazhimit ekumenik në Selinë e Shenjtë ka ushqyer një interes të gjallë e të ndjeshëm ndaj botës italo-shqiptare, dhe me pasion ka promovuar dhe ka marrë pjesë në iniciativa të rëndësishme kulturore në mbrojtje të traditës bizantine dhe të kulturës arbëreshe.

“Sot humbasim një mik, një vëlla me të cilin për vite me radhë kemi punuar bashkë për bashkimin e të krishterëve. Imzot Fortino ishte njeri i hapur dhe i lirë dhe i admirueshëm nga të gjithë. Një person që do të mbesë përgjithnjë në zemrat tona” ka deklaruar sot nga Shërbimi Invormativ Fetar Gennadios Zervos, arshipeshkv Ortodoks i Italisë dhe i Maltës.

Të shtunën më 25 shtator në orën 16.00 në kishën San Atanasio (Via del Babuino), do të celebrohet një meshë për Imzot Eleuterio Fortino, me lutje me origjinë bizantine për të ndjerët. Të dielën, më 26 shtator, varrimi do të mbahet në San Benedetto Ullano të Kalabrisë.

Lexo edhe: Imzot Fortino, një nga pishtarët e fundit të plejadës së Ernest Koliqit

Shabani dhe Milot në gjurmët e Luca Giordanos

Bota në Castiglione