in

Në burg sepse detyron të shoqen të prostituohet. E nxjerrin e bën të njëjtën gjë

E fusin në burg sepse detyronte të shoqen të prostituohej. E nxjerrin për arsye shëndetësore dhe rinis të bëjë të njëjtën gjë. Sot ndodhet në arrest shtëpie

Romë, 22 qershor 2011 – Ndodhet në kushtet e arrestit të shtëpisë një 46 vjeçar shqiptar i ndaluar nga forcat e rendit sepse shfrytëzonte bashkëshorten. Çdo mbrëmje e çonte në parkun Cascine të Firences dhe negocionte vetë çmimin me klientët. Por sikur të mos mjaftojë kjo, bëhet e ditur se shtetasi shqiptar është arrestuar në janar të këtij viti po për të njëjtën arsye. Për arsye shëndetësore ishte nxjerrë nga burgu, por me sa duket zakonin nuk e kishte harruar.

Çifti jeton në Firence dhe ka një fëmijë tetë vjeç.

4 milionë emigrantë italianë. Napolitano: “Të mësojmë nga historia jonë”

Sekuestruan sipërmarrësin shqiptar, dënohen dy vetë