in

Në CIE jo më shumë se tre muaj. Tani është ligj

Dhoma e Deputetëve ka aprovuar përfundimisht ligjin që shkurton nga 18 në tre muaj kohën maksimale të mbajtjes së imigrantëve të parregullt në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit. Manconi (PD): “Mjaft më me burgosjen e pamotivuar dhe trajtimet çnjerëzore”

Romë, 23 tetor 2014 – Nga një vit e gjysmë në tre muaj. Një hap i madh përpara qytetarie.

Më në fund parlamenti italian ia doli të shkurtojë në mënyrë drastike periudhën maksimale të qëndrimit pas hekurave të Qendrave të Identifikimit dhe të Dëbimit të të gjithë atyre që si faj të vetëm kanë të qenit në Itali pa dokumente qëndrimi. Këtej e tutje nuk mund “të jetë më e lartë se nëntëdhjetë ditë” e nëse brenda kësaj periudhe nuk do të arrihet të riatdhesohet, imigranti duhet lënë i lirë.

Është shkruar kështu në ligjin evropian 2013 bis të miratuar përfundimisht të hënën, më 20 tetor në Dhomën e Deputetëve. Që ligji të hyjë në fuqi,  pritet vetëm botimi i tij në Gazetën Zyrtare.

I jepet kështu lamtumira normës së sjellë në fuqi në vitin 2011 nga Lega e Veriut, kur ishte në pushtet ministri i saj i Brendshëm Roberto Maroni. Një mbajtje kaq e gjatë, thonë të dhënat, nuk rriti efikasitetin e dëbimeve (më pak se 50% e të mbajturve në Cie riatdhesohen efektivisht), por rriti ndjeshëm tensionet e dëshpërimin në brendësi të Cie-ve, shtoi revoltat dhe aktet e vetëlëndimeve.

“Një lajm i mirë: më në fund reduktohet periudha e qëndrimit në cie” komenton në Facebook senatori PD Luigi Manconi, autor bashkë me kolegun Sergio Giudice i amendamendit të nëntëdhjetë ditëve.

“Reduktimi mund të kthejë Cie-t në atë që duhet të jenë: një vend kalimtar në pritje të identifikimit dhe të riatdhesimit të mundshëm, duke shmangur burgosjen e pamotivuar të atyre nuk kanë kryer vepra penale por gjenden në një stutus parregullsie administrative. Dhe që, për arsye të këtyre parregullsive, vuajnë në Cie trajtim shpesh çnjerëzor dhe nëpërkëmbje të vazhdueshme të dinjitetit të tyre”. 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Riintegrimi i vështirë i emigrantëve të kthyer

Merrnin çekun social por jetonin në atdhe. Paditen për vjedhje me mashtrim 325 të moshuar të huaj