in

Në gjyq drejtuesit e ndërmarrjes për lëndimin e rëndë të punonjësit shqiptar

Punonjësi shqiptar ka pësuar thyerje të shumta kockash dhe dëmtime aq të mëdha sa i është njohur një ë invaliditet të përhershëm në masën 70%. Në gjyq punëdhënësi dhe përgjegjësi për sigurinë në punë

Romë, 6 korrik 2011 – Në gjykatën e Cuneos u zhvillua seanca e dytë gjyqësore për aksidentin e shqiptarit K.R., punonjës i firmës A.R. Costruzioni i cili më 28 prill të vitit 2008 u godit nga një kafaz metalik që lëvizte mbi shina, i kapur me katër zinxhirë në cepa. Prokuroria ka akuzuar punëdhënësen e viktimës dhe përgjegjësin për sigurinë në ndërmarrje si përgjegjës për aksidentin e rëndë. Punonjësi shqiptar ka pësuar thyerje të shumta kockash dhe dëmtime aq të mëdha sa i është njohur një ë invaliditet të përhershëm në masën 70%. Gjatë seancës u dëgjuan disa dëshmitarë. Meqenëse në seancën e mëparshme kolegët e punëtorit shqiptar patën deklaruar se kllapat e sigurisë që duhet të ndalonin daljen e kafazit nga shinat, ishin tepër të konsumuara nga përdorimi, gjykatësi pati vendosur që të bëhej një shqyrtim nga ana e specialistëve. Kllapat e sigurisë ishin ndërruar menjëherë pas aksidentit dhe nga ekspertiza e specialistëve ka dalë se ato nuk ishin të mirëmbajtura. Konsulenti teknik i palës akuzuese deklaroi se duhej të ishin përdorur zinxhirë të një lloji tjetër dhe më të gjatë, kjo mund të kishte evituar aksidentin. Gjithashtu një specialist i Asl i Savignanos, i cili ishte lajmëruar për aksidentin vetëm një ditë më pas, deklaroi se ka pasur minimumi neglizhenca nga ana e ndërmarrjes. Përgjegjësi për sigurinë i ndërmarrjes rezulton se nuk rezulton i emëruar për këtë post, ai ishte thjesht drejtues i punimeve. Nga seanca doli gjithashtu se kursi i bërë punonjësve për sigurinë në punë kishte qenë shumë i sipërfaqshëm, me shikimin e disa diapozitivave dhe pa i dhënë punonjësve fotokopjet e rregullave të sigurisë që duhet të ndiqnin në vendin e punës.

Meqenëse rrjedhojat e aksidentit janë ende të pranishme, gjykatësi vendosi që të kryhen shqyrtime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Greqia në krizë. Kontrolle të rrepta shqiptarëve që atje përfitojnë pension

Gjakmarrja hedh hije të gjatë mbi shpresat për një Shqipëri moderne