in

Në pritje të lejeqëndrimit të parë a mund të shkoj me pushime në Shqipëri?

Jam një shqiptar që kam përfituar nga sanatoria e vitit 2009. Kam kërkuar edhe lejen e parë të qëndrimit. Me kanë thirrur në kuesturë për shenjat e gishtërinjve që në tetor 2010 dhe akoma jam në pritje të dokumentit të qëndrimit. Doja të dija nëse mund të shkoj në Shqipëri gjatë muajit gusht, me kuponin postar dhe pasaportë?

Nuk mund të shkoni në shtëpi vetëm me kuponin e postës e pasaportën.  Lëvizin me kuponin postar vetëm ata që bëjnë përtëritjen e lejes së qëndrimit (dhe e kane të vjetrën me vete), ose ata që vijnë në Itali me vizë për punë apo për bashkim familjar dhe që ende nuk kanë në dorë lejen e qëndrimit por vetëm kuponin e postës.

Për të gjithë të huajt që janë në pritje të lejes së qëndrimit, të kërkuar në bazë të sanatores së vitit 2009, ligji parashikon që këta nuk mund të dalin e rihyjnë në Itali.

Shqiptari klandestin a mund të aplikojë për pasaportë biometrike në konsullatë?

Leon Cino, protagonist i muzikalit “L’Arca di Giada”