in

Në tryezat shqiptare rritet prania e djathërave italianë

Të dhënat paraprake të Stati Generali del Latte nxjerrin në pah një rritje tejet të lartë të eksportit të produkteve të qumështit drejt Shqipërisë

Romë, 26 maj 2011 – Dihet që Franca është partneri kryesor i Italisë kur bëhet fjalë për produkte të qumështit, në veçanti djathërat. Por nga të dhënat e fundit të ilustruara në Cremona, nga Stati Generali del Latte, shoqatë e rritësve të gjedhit, spikat Shqipëria. Gjatë vitit 2010 importi i djathërave italianë drejt Shqipërisë ka arritur në 500 ton, duke shënuar një rritje prej 1.225%. Vetëm një vit më parë sasia e djathërave të ndryshëm që udhëtonin drejt tregut shqiptar ishte vetëm 37 ton. Natyrisht që këto sasi janë të pakrahasueshme me ato të importuara nga Franca (55mijë ton), Gjermania (36mijë ton), SHBA (29mijë ton) apo Mbretëria e Bashkuar (26mijë ton).

Por specialistëve të sektorit i ka tërhequr vëmendjen një rritje e tillë e eksportit drejt Shqipërisë brenda vetëm një viti, rrjedhojë ndoshta e futjes gjithnjë e më të madhe të shijes italiane në tryezat shqiptare.

Por një tablo më e plotë do të dalë pa dyshim gjatë edicionit të tetë të Panairit Ndërkombëtar të sektorit që zhvillohet në Cremona, nga 27 deri më 30 tetori.

 

Programi Le Iene shkon e takon familjet e ngujuara

Shtatë vjet burg për trafik njerëzish skafistit shqiptar