Kroacia do të jetë pjesë e BE-së nga 1 korriku 2013, por nevojitet edhe një referendum
Romë, 2 dhjetor 2011 – Nënshkruhet sot në Bruksel, traktati i aderimit në Bashkimin europian i Kroacisë, nga autoritetet e shtetit kroat dhe nga ato të shteteve anëtare të BE-së. Aderimi në BE i Kroacisë parashikohet për në 1 korrik 2013.
Brenda më pak se njëzet muaj, qytetarët kroatë nuk do të jenë më jokomunutarë, risi kjo që do t’u ndryshojë jetën mëse 20 mijë imigrantëve që jetojnë rregullisht në Itali e bashkatdhetarëve të tyre që do të duan të vijnë.
Kroacia ka kërkuar të hyjë në vjet më parë dhe negociatat për aderimin kanë zgjatur 6 vjet. “është një ngjarje historike për Kroacinë dhe BE-në së bashku. Më në fund po kapërcejmë portën e shtëpisë sonë europiane” pohoi kryeministri kroat Jadranka Kosor.