Certifikatat mjekësore tashmë udhëtojnë telematikisht. Mjekët e familjes i përpilojnë në kompjuterët e tyre dhe ia nisin online INPS-it, institutit që u rimburson ndërmarrjeve ditët e mungesës për sëmundje të punonjësve. Është detyrë e INPS-it, t’u nisë më pas certifikatat ndërmarrjeve, duke justifikuar kështu mungesat e punonjësve të varur.
Pas një eksperimentimi të gjatë, ky revolucion i vogël informatik ka hyrë në fuqi në mbarë Italinë nga 1 shkurti. Nga ajo ditë mjekët që nuk i përshtaten risisë rrezikojnë sanksione të rënda.
Pakkush ka nostalgji për certifikatat në letër. Me mënyrën e vjetër, punonjësit ishin të detyruar të bënin radhën në një zyrë postare për të paguar nisjen me rekomandè të certifikatës INPS-it.
Më pak të kënaqur mjekët, të cilëve iu desh t’i përshtaten praktikës së re dhe për ndokënd nuk ishte e lehtë. Për më tepër, gjatë ditëve të para të shkurtit, sistemi informatik shpesh është bllokuar, duke zgjatur kështu kohën për lëshimin e një certifikate e radhën e pacientëve në sallat e pritjes.