in

Obama: “Të mos kemi frikë nga imigrantët, por t’i mirëpresim. Do të jemi më të fortë”

Presidenti i ShBA-së dhe rreziku i intolerancës në Evropë. “Kriza ekonomike ka çuar drejt politikave që janë kundër kujt është ndryshe”

Romë, 27 mars 2014 – Kriza ekonomike favorizon intolerancën, por në vend që të kesh frikë nga imigrantët, duhet t’u japësh atyre mirëseardhjen. Vetëm kështu Evropa do të jetë më e fortë.

Kështu është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obma, më 26 mars në fjalën e tij drejtuar të rinjve evropianë në Palais des Beaux Arts të Brukselit.

“Të rinjtë e pranishëm këtu, kanë lindur në një vend e në një kohë kur ka pasur më pak konflikte, më shumë begati e më shumë liri se në çdo periudhë tjetër të historisë së njerëzimit. Por impulset më të errëta të njerëzimit nuk janë shuar” ka thënë Obama.

“Vështirësitë e integrimit dhe të globalizimit – ka shpjeguar ai – kohët e fundit të amplifikuara nga kriza më e thellë ekonomike e përjetuar nga të gjithë ne, kanë forcuar projektin evropian dhe i kanë dhënë krahë politikave që shpesh kanë për objektiv imigrantët homoseksualë dhe ata që në njëfarë mënyre perceptojmë si ndryshe nga vetja”.

“Ne e dimë – ka shtuar Obama – që do të ketë gjithnjë intolerancë. Por në vend që të kemi frikë nga imigranti, duhet t’i themi mirësevjen. Duhet të këmbëngulim në politika që të jenë në të mirë të shumicës, e jo të pak vetëve, në mënyrë që epoka e globalizimit dhe e ndryshimit marramendës t’u hapë dyert të emargjinuarve, e të mos privilegjojë vetëm të kamurit”.

“Në vend që të godasim vëllezërit dhe motrat tona homoseksualë, të përdorim ligjet tona për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në vend që të vendosim veten kundër të tjerëve, të vëmë theksin mbi aspiratat tona të përbashkëta. Vetëm kështu Amerika do të jetë e fortë. Vetëm kështu – ka përfunduar ai – Evropa do të jetë e fortë”

 

Kush do të jetë Elhaida e këtij viti në “The voice of Italy”?

Njëmijë euro më shumë në vit. Mes përfituesve 1,7 milionë punonjës të huaj