in

Padova. Humb 5 mijë euro në lojërat elektronike, shkatërron me sëpatë 7 slot-machine

Arrestohet 47-vjeçari Nure Bregu (videoja e karabinierëve)

Romë, 18 korrik 2013 – Humbet paratë në videopoker, ua nxjerr inatin aparaturave të lojërave elektronike duke i shkatërruar njëra pas tjetrës. Protagonist i ngjarjes, Nure Bregu, 47 vjeç, që pasi ka lënë në lojërat e fatit të një lokali në rrugën Barina të Fontanivas (Padova) rreth 5 mijë euro, është kthyer me një sëpatë në dorë.

Nga regjistrimet e telekamerave me qark të mbyllur që pronari i lokalit i ka kaluar policisë, duket Bregu që haptazi nis e shkatërron me sëpatë slot-machine-t. Nga një goditje të fortë për secilën, e në pak minuta shkatërron shtatë prej tyre.

Menjëherë më pas shihet burri që largohet i kënaqur nga lokali, dhe jo vetëm që nuk ruhet nga telekamerat por kur kalon para njërës, ngre gishtin e madh lart në shenjë fitoreje.

Nure Bregu është arrestuar menjëherë nga karabinierët e Cittadellës, sapo pronari i lokalit ka dhënë alarmin. Tani veç pesë mijë eurove të humbura, rrezikon shumë më tepër.

Shiko videon e vënë në dispozicion nga Karabinierët (shtyp ketu)

Lexo edhe:
Humbet paratë në videopoker. E merr me vete që t’i nxjerrë paratë 
Cologne. Humbet paratë në videopoker, e shkatërron e rreh pronarin e lokalit 
Humbet paratë e qirasë në videopoker dhe e shkatërron

Milano. Përdhunonte e keqtrajtonte bashkëjetuesen, arrestohet 37 vjeçari

Shtetësia. Sapo jam bërë italian. Po ime shoqe kur kërkon shtetësinë?