in

Padova. Imigrantët zgjedhin përfaqësuesit e tyre

Rreth 4 mijë vetë marrin pjesë në votime për zgjedhjen e anëtarëve të “Komisionit të Përfaqësisë së shtetasve të huaj”. Vetëm 82 vota për dy kandidatët shqiptarë të paraqitur

Romë, 29 nëntor 2011 – Imigrantët e Padovas kanë zgjedhur të dielën përbërësit e Komisionit që do t’u japë zë në këshillin komunal të qytetit dhe nëpër lagje.

Rreth 4 mijë vetë, më saktësisht 3843, janë paraqitur qendrat e votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Pjesëmarrje kjo jo e kënaqshme, siç është parë edhe në qytete të tjera për zgjedhje të tilla, po të mbahet parasysh që kishin të drejtën e votës rreth 18 mijë vetë, por që sidoqoftë ka lejuar kapërcimin e kuorumit të 15%-shit të përcaktuar nga rregullorja për vlefshmërinë e zgjedhjeve. Kinezi Jing Weng Xia, bangladezi Jahangir Bhuyan dhe filipinasja Kristine Bernadette Deligente Manalo kanë rezultuar më të votuarit nga 46 kandidatët në këto zgjedhje. Për dy kandidatët shqiptarë Egi Cenolli dhe Arion Rrapi vetëm 82 vota, 70 për të parën dhe 12 për të dytin, edhe pse rezidentët shqiptarë në Padova janë 1850 vetë.

Komisioni është një organ i ri këshillimi që do të paraqesë propozimet e veta apo të shprehë gjykimin mbi projektet që shqyrtohen nga organizma të ndryshëm që qeverisin Komunën. Presidenti ose nënpresidenti i Komisionit do të marrë pjesë në Këshillin Komunal, ndërsa anëtarët e deleguar do të marrin pjesë në punimet e Komisioneve të Këshillit dhe në Këshillat e Lagjeve.

“Po përpiqemi t’i japim një kuptim fjalës integrim – komenton zgjedhjet kryebashkiaku Flavio Zanonato – Përfaqësia e të huajve do të ketë një rol të dyfishtë. Nga njëra anë të zgjedhurit do të përfaqësojnë interesat e tyre, nevojat e problemet, nga ana tjetër do të na mundësojnë ne që t’u shpjegojmë problemet e padovanëve në përgjithësi e t’u kërkojmë atyre një mendim”.  

Lexo edhe: Egi Cenolli, studentja që do të përfaqësojë shqiptarët në Komisionin e Padovas

Rama: “29 nëntori, dita që askush nuk mund të fshijë nga kujtesa e historia”

Egi Cenolli, studentja që do të përfaqësojë shqiptarët në Komisionin e Padovas